Arsyet e panjohura për tentativë vrasjen e Kusari-Lilës

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth katër muaj hetime të Drejtorisë së Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës nuk kanë arritur të zbardhin motivin se pse Mikel Qupi do të paguante 300 mijë euro për vrasjen e kryetares së Gjakovës dhe 30 mijë euro për vrasjen e një pjesëtari të familjes Radi, shkruan sot Koha Ditore.

I dyshuari si “porositës” i këtyre vrasjeve, që është arrestuar më 8 tetor të këtij viti, është një nëpunës civil, drejtues i Bashkësisë Lokale në Bishtazhin.

Nuk ka ndonjë biznes, pos një pompe të vogël benzine, dhe nuk është prekur me asnjë vendim të Komunës së Gjakovës.

Mungesën e motivit e thekson vetë Prokuroria Speciale në kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe në shkresat e tjera

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arsyet-e-panjohura-per-tentative-vrasjen-e-kusari-liles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala