Arsimi i Lartë është pjesë e ekonomisë moderne

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, mori pjesë në Konferencën Nacionale për Menaxhimin Financiar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Ministri Bajrami, tha se përfundimet e nxjerra nga kjo Konferencë do të jenë të rëndësishme, në gjetjen e formulës adekuate të financimit, e cila sipas tij, do të sigurojë cilësi.

“Konkluzionet e kësaj konference do të jenë një kontribut i rëndësishëm që ne të gjejmë formulën adekuate të financimit të universiteteve, një formulë e promovimit të ekonomisë së tregut dhe lidhjes së arsimit të lartë me biznesin, e cila do të sigurojë ngritjen e cilësisë në arsim dhe llogaridhënien në menaximin e financave publike”, ka thënë ministri Bajrami.

Ai po ashtu tha se, arsimi i lartë është pjesë e ekonomisë moderne dhe si i tillë duhet të ketë formulë të qëndrueshme në financimit, ndërkaq shtoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar që universitetet të shndërrohen në promotor të zhvillimit ekonomik të vendit, përmes një Planifikimi Strategjik të Financimit, në të cilin duhet të vendosen tri komponenta të rëndësishme.

“Janë tri komponenta që dëshirojmë t’i vendosim në Skemën e Financimit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë: Kapaciteti institucional i institucioneve, përfshirë stafin, nevojat për studentë, për aktivitete të mësimdhënies moderne, ku nuk përfshihen vetëm pagat. Skema e dytë do të jetë fusha kërkimore shkencore, aktivizimi i burimeve të brendshme në zhvillimin e aktiviteteve kërkimore shkencore. Dhe skema e tretë, partneriteti i universiteteve me bizneset, ku secili mësimdhënës punon projekte, zhvillon kapacitetet personale, por edhe krijon të hyra për institucionet”, theksoi ministri Bajrami.

Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Stergios Tragoudase tha se ky projekt do të ndikojë në transformimin e Kosovës në një vend më atraktiv në fushën e arsimit të lartë dhe në modernizimin e financimit të institucioneve të arsimt të lartë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arsimi-i-larte-eshte-pjese-e-ekonomise-moderne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala