Arsimi i korruptuar i Kosovës

Sektori i arsimit në Kosovë po vazhdon të mbetet një zonë me rrezik të lartë të korrupsionit.
Përveç kësaj mungesa e cilësisë së arsimit është një nga kritikat që Komisioni Evropian i ka adresuar vendit në Raportin e Progresit për vitin 2015.
Kjo si rezultat i mosfunksionimi transparent të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe shkak i procedurave të rekrutimit të stafit akademik universitar. Këto procedura janë të dobëta dhe të ndjeshme ndaj politizimit në të gjitha nivelet dhe sektorët e arsimit.
Në këtë raport mes të tjerash thuhet që edhe pse Agjencia e Kosovës për Akreditimi është bërë anëtare në Rrjetin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, reputacioni i saj në mënyrë të konsiderueshme ka qenë i njollosur si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, pasi anëtarët kryesorë të menaxhmentit të lartë të saj ishin arrestuar me dyshimin për korrupsion.
Gjendja e arsimit në Kosovë vlerësohet të jetë e njëjta si vitin e kaluar, ku ka mungesë të ngritjës së cilësisë në arsim.
Po ashtu kapacitetit i universiteteve në Kosovë për të ndërmarrë punë kërkimore vijon të mbetet tejet e kufizuar si rezultat i mungesë së buxhetit për hulumtime,e gjithë kjo po ndikon negativisht në cilësinë e programeve post-diplomike.
Në përgjithësi, progresi në fushën e arsimit thuhet se ka qenë i ngadalshëm dhe kërkohet që cilësia e arsimit të përmirësohet në masë të madhe. Kërkesë tjetër e Komisionit Evropian është që institucionet e arsimit të lartë të sigurojnë autonomi dhe të funksionojnë të pavarura. /Gazeta Fjala/