Arsim Bajrami shkeli rëndë ligjin: Nuk e zbaton vendimin e Këshillit (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Juristi Arsim Bajrami, ministër i Arsimit që është dashur të jetë shembull për zbatimin e ligjit, po del  të mos e respektoj fare atë. Madje Bajrami po bënë edhe shkelje të rëndë.

Këtë ai e ka bërë duke mos respektuar vendimin e Këshillit të Pavarur i Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duke mos e kthyer në punë sekretarin e Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj.

Mos kthimi i tij  në vendin e punës në afat prej 15 ditësh, nga data e  vendimit të Këshillit, sipas ligjit paraqet shkelje  të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Këshilli Mbikëqyrës kishte marr vendim që më datën 6 të këtij muaji ka kthej në vendin e punës sekretarin Dakaj. Ku edhe e kishte katruar afatin prej 15 ditësh, që duhet të zbatohej me çdo kusht, shkruan Gazeta Fjala.

“Obligohet ministria e Arsimit që në afat prej 15 ditës, nga dita e pranimit të këtij vendimi, ankuesin ta kthej në vendimin e punës Sekretar I Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e tij e punës”, thuhet në këtë Vendim.

Xhavit Dakajt  duhet të kthej në punë me datën 22 të këtij muaji, pesë muaj pasi  ishte shkarkuar nga ministri Arsim Bajrami nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe keqmenaxhim, pretendime këto që i ka hedhur poshtë këshilli.

Ja çka thotë ligji:

Neni 15 Procedura në rast mos zbatimi të vendimit të këshillit

  1. Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjigjes i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. 2. Nëse personi përgjegjës i institucionit nuk ekzekuton vendimin e Këshillit në afatin e paraparë me nenin 13 të këtij ligji, Këshilli në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita kur ka kaluar afati për ekzekutim, duhet të njofton me shkrim kryeministrin, dhe eprorin e drejtpërdrejt të personit përgjegjës për ekzekutim.
  2. Njoftimi nga paragrafi 2. i këtij neni konsiderohet kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore dhe materiale kundër personit përgjegjës për ekzekutim, e cila zhvillohet në pajtim me dispozitat e parapara Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
  3. Brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e kalimit të afatit për ekzekutim, pala mund të filloj procedurën e ekzekutimit në gjykatën komunale sipas ligjit për procedurën përmbaruese kundër personit dhe institucionit përgjegjës për ekzekutim, për dëmet materiale dhe jo materiale që janë shkaktuar me këtë vendim. Nëse gjykata kompetente vendos që punëtori (personi), i cili e ka kontestuar këtë mosekzekutim (mosekzekutimin e vendimit), t’ia kompensoi shumën e pagave, shpenzimet procedurale 5 dhe shpenzimet tjera të mundshme, personi përgjegjës i institucionit mban edhe përgjegjësi materiale për dëmin që ia ka shkaktuar institucionit sipas ligjit.
  4. Këshilli duhet të njofton me shkrim Kuvendin e Republikës së Kosovës për vendimet që nuk janë ekzekutuar.

1-v

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arsim-bajrami-shkeli-rende-ligjin-nuk-e-zbaton-vendimin-e-keshillit-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala