Arsim Bajrami premton kushte me të mira për nxënësit e Aqarevës

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami të enjten vizitoi shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismet Rrahmani” në Aqarevë të Skenderajt në kuadër të fushatës “Arsim për punësim”.

Bajrami iu premtoi nxënësve dhe mësimdhënësve të Aqarevës se do të angazhohet për ngritjen e cilësisë në këtë shkollë.

Ai u zotua se do merret më rregullimin e infrastrukturës,me pajisjen e shkollës me kompjuterë në mënyrë që mësimi të jetë me cilësor .

Këto edhe ishin kërkesat që iu adresuan të parit të Ministrisë së Arsimit nga nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Aqarevë./ Gazeta Fjala/

arsim bajrami

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arsim-bajrami-premton-kushte-me-te-mira-per-nxenesit-e-aqareves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala