Arsenali pas sulmuesit të Napolit?

Napoli duhet ta kenë të qartë këtë verë!
Arsenal kanë ripërtërirë interesin e tyre për sulmuesin e Napolit Gonzalo Higuain dhe gjatë kësaj vere do të dërgojnë oderta të reja per argjentinasinë..
Topgjinjët ishin afër nënshkrimit me argjentinasinë nga Real Madrid, por kishin ngecur në marrëveshje sepse ne vend të tij ata i kishin vë syrin sulmuesit të Liverpoolit Luis Suarez. Megjithatë, duke parë që të kuqt refuzuanë ofertën për Suarez, Higuain u bashkua me Napolin duke lënë Arsenalin duar bosh.
Megjithatë, Rafael Benitez ka planifikuar të largohet nga Napoli në fund të sezonit, dhe besohet se shumë lojtarë nga klubi i famshëm italian do të largohen pas tij.
Sipas njoftimeve, Higuain duket të jetë tejet i frustruar me jetën në Itali dhe po shqyrton mundësinë e largimit drejtë Anglisë me Arsenalin dhe Liverpoolin të interesuar per të.
Napoli kërkon hiç më pak se 35milion funte për argjentinasin.