Arsenali e rrit çmimin e Xhakës, kjo është shifra që ia kërkon Romës tani

Autori:Valdete Valdete

Arsenali i ka bërë të ditur Romës se ata nuk do ta negociojnë asnjë ofertë nën 20 milionë euro për Granit Xhakën.

Raportet pretendojnë se “Topçinjtë” ende nuk kanë gjetur një zgjidhje në negociatat me skuadrën e Jose Mourinhos, pavarësisht interesit të fortë që skuadra italiane e ka për shërbimet e 28-vjeçarit.

Roma ka ofruar deri më tani 15 milionë euro, por duket se paraqitjet e mira ta Xhakës në Euro 2020 kanë rritur apetitet e Arsenalit të cilët tani kërkojnë që të përfitojnë sa më shumë nga largimi i tij, përcjellë KosovaPress.

Xhaka, i cili u bashkua me “Gunners” në 2016 nga Borussia Monchengladbach për 40.5 milionë funte, ka vetëm edhe dy vite në kontratën e tij në “Emirates”.

Përveç Romës, për Xhakën interesim së fundi raportohet se ka shprehur interesim edhe Juventusi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arsenali-e-rrit-cmimin-e-xhakes-kjo-eshte-shifra-qe-ia-kerkon-romes-tani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala