Arrinë në 753 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë

Autori:Gazeta Fjala

Të paktën 753 persona kanë humbur jetën dhe rreth 887 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë dhe gjatë shtyrjes që ndodhi dje në mëngjes gjatë riteve fetare të pelegrinëve, të cilët janë duke kryer Haxhin në Mina pranë qytetit të Mekës, në Arabinë Saudite.

Autoritete e Mbrojtja Civile të Arabisë Saudite kanë deklaruar se sipas informatave të fundit në një rrëmujë në Mina, 753 persona kanë humbur jetën.

Megjithatë, në bazë të informacioneve paraprake, ekziston mundësia që numri i viktimave mund të rritet.

Ndërkohë sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ritualit të gjuajtjes me gurë të shejtanit, në pjesën e shkallëve lëvizëse.

Sipas informacioneve thuhet se haxhinjtë shkojnë direkt drejt katit të tretë për të gjuajtur me gurë shejtanin.

Theksohet se ngjarja ka ndodhur në kohën kur haxhinjtë e katit të tretë po zbrisnin përmes shkallëve lëvizëse drejt katit zero për të vazhduar më pas drejt daljes kryesore e cila është në drejtim të Mekës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrine-ne-753-numri-i-pelegrineve-te-vdekur-ne-meke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala