Arrin nga Kabuli në Kosovë shefi i ri i UNMIK-ut

Autori:Avdyl Pajaziti

Zahir Tanin, i cili do të udhëheqë misionin e UNMIK-ut në Kosovë si përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ka mbërritur të premten në Kosovë.

Tanin deri mëtani ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Afganistan që nga viti 2006, gjatë të cilës kohë ai ka udhëhequr negociata ndërkombëtare, ka kryesuar komisione dhe ka shërbyer si zëvendës president i Asambles së Përgjithshme.

Para kësaj, ai ka punuar si analist, producent dhe redaktor në BBC, si dhe hulumtues i marrëdhënieve ndërkombëtare në London School of Economic dhe shkenca politike. Tanin ka diplomuar në Universitetin e Shëndetësisë në Kabul në vitin 1980.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrin-nga-kabuli-ne-kosove-shefi-i-ri-i-unmik-ut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala