Arrin në Kosovë, zëvendësuesi i Jacobson

Ambasadori i ri i Amerikës në Kosovë Greg Delawien, e ka njoftuar ardhjen e tij në Prishtinë përmes rrjetit social Twitter ku ka publikuar edhe tri foto.
“Sa mbërrita në Prishtinë. Ndihem shumë mirë që jam në Kosovë, i emocionuar” ka shkruar ambasadori i ri amerikan, Greg Delawien në twitter.
Ai pritet të filloj mandatin këtë muaj duke e zëvendësur ambasadoren e deritanishme Tracey Ann Jacobson.
Delawien ishte zëvendës-ndihmës sekretar për Verifikimin, Planifikimin dhe Sigurinë Europiane në Byronë e Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë, përgjegjës për zyrat Euro-Atlantike të Çështjeve të Sigurisë, ishte zëvendësshef i misionit në Ambasadën e SHBA –së në Berlin, Gjermani, ku ai shërbeu si zyrtari më i lartë operativ të një prej misioneve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, pastaj zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e Marrëdhënieve Politiko-Ushtarake.