Arrin në 86 numri i të vrarëve në Turqi

Autori:Gazeta Fjala

Ai që do të ishte marshimi i paqes në Ankara, u kthye në tragjedinë që u mori jetën 86 personave dhe që la të plagosur 126 të tjerë. Numri i viktimave është në rritje, ndërsa raportimi i fundit vjen nga Ministri turk i Shëndetësisë.

Ministria e Brendshme turke deklaroi se ishin 2 shpërthime të njëpasnjëshme që ndodhen në dy anët e stacionit të trenit që ndodhet në qendrën e kryeqytetit.

Zyrtarë të qeverisë i kanë cilësuar shpërthimet si akte terroriste, teksa i kanë lënë autoriteteve përkatës të investigojnë personat përgjegjës. Atentatet ndodhen pak përpara marshimit të planifikuar “të paqes”, organizuar nga sindikatat e punës dhe një numër i OJQ-ve për të protestuar kundër konfliktit midis shtetit dhe militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit PKK në juglindje të Turqisë.

Por menjëherë pas sulmeve organizatorët e anuluan takimin, duke i bërë thirrje pjesëmarrësve që ishin nisur nga qytete e tjera që të ktheheshin mbrapsht.Ndërkaq zyrtarë të Ankarasë kanë bërë thirrje njerëzve për të dhuruar gjak për të plagosurit që janë shtruar në spital.

Policia është pozicionuar në vendngjarje për të shmangur ndonjë sulm të tretë të mundshëm. Forcat blu qëlluan në ajër për të shpërndarë protestuesit nga skena e krimit. Presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se qëllimi i atentatit ishte prishja e unitetit dhe paqes së Turqisë. Ndërsa kryetari i Partisë Demokrate Selahattin Demirtash tha se sulmet e të shtunës, janë të ngjashëm me dy të fundit që kanë ndodhur më herët në Dijarbakir dhe Suruç. Më 5 qershor, dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme , katër vetë vdiqën në një sulm i dyfishtë me bombë./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrin-ne-86-numri-i-te-vrareve-ne-turqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala