Arrijnë në Kosovë trupat e punëtorëve që e humbën jetën në Kazakistan

Autori:Avdyl Pajaziti

Trupat e katër kosovarëve të cilët e humbën jetën aksidentalisht të hënën gjatë punës në Astana të Kazakistanit, kanë mbërritur në Kosovë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka bërë të ditur Shyqri Musa, familjari njërit nga viktimat e këtij rasti Avni Maksutit.

“Trupat e viktimave kanë mbërrtiur në Kosovë rreth orës 05:00 të mëngjësit të ditës së sotme, ndërsa varrimi i Avniut do të bëhet në orën 13:00 në fshatin Bardhosh” tha ai.

Të katër punëtorët kosovarë të kompanisë “Mabetex” vdiqën gjatë çmontimit të një skeleje tre ditë më parë në Kazakistan. Viktimat janë Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983), Luan Bakia (1976) dhe Avni Maksuti (1979), kurse të lënduar kanë mbetur Hajrush Hoti (1969), dhe Isuf Bekolli (1956) transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrijne-ne-kosove-trupat-e-punetoreve-qe-e-humben-jeten-ne-kazakistan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala