Arrihet marrëveshje për Telekomin

Anëtari i delegacionit të Serbisë, Dragan Vladisavljevic, ka thënë se është arritur marrëveshja për telekomunikacionin, në raundin e dialogut që po zhvillohet sot në Bruksel, raporton B92.
Sipas tij, Austria do të aplikojë për kodin telefonik të Kosovës, ndërsa Serbia do të ketë kompaninë e saj që do të operojë në Kosovë.
Por, siç raportohet, ndonëse është arritur marrëveshja, ajo nuk do të nënshkruhet pa u arritur marrëveshjet edhe për pikat tjera – për të cilat po diskutohet në vazhdim.
Në rend janë Asociacioni, Energjetika dhe Lëvizja e Lirë.
Bisedimet, të cilat kanë hyrë në orën e gjashtë, paraprakisht kanë nisur me takimet e veçanta të Shefes së BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, me Kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vucic.