Arrihet marrëveshja për Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit [ZKM] dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme [MPJ] e Kosovës, gjatë javës që lamë pas, kanë qëndruar në Holandë për të negociuar lokacionin e vendosjes së Dhomave të Posaçme [Gjykatës Speciale].

Muaj më parë është propozuar që Selia e Gjykatës do të jetë në Prishtinë, derisa zyra kryesore në të cilën do të duhej të intervistoheshin dëshmitarët e mbrojtur të jetë në Hagë.

Siç merr vesh Koha.net, gjatë kësaj vizite, grupet punuese nga ZKM dhe MPJ kanë arritur marrëveshjen.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pritet që e njëjta t’i shkojë Qeverisë për procedim të mëtejmë në Kuvend, ku edhe pritet miratimi i marrëveshjes në fjalë.

Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë për portalin Koha.net se nuk mund të konfirmojë asgjë për marrëveshjen që selia e Gjykatës Speciale të jetë në Holandë, derisa ka shtuar se kjo çështje i takon Qeverisë holandeze.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrihet-marreveshja-me-holanden-per-gjykaten-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala