Arrihet marrëveshja, Gruevski jep dorëheqje

Autori:Avdyl Pajaziti

 

 

Liderët e katër partive politike në Maqedoni me ndërmjetësimin e komisarit Johanes Han kanë arritur marrëveshja përfundimtare për dalje nga kriza.

Han pas arritjes së marrëveshjes doli para gazetarëve në rezidencën e BE-së dhe shkurt tha se u arrit marrëveshje ndërmjet liderëve. “Mund t’ju njoftojë se kemi arritur marrëveshje që është firmosur nga liderët e katër partive më të mëdha dhe jam i kënaqur nga puna që kemi bërë. Mbetemi në marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për përmbushjen e pikave nga raporti i PRIBE-së si dhe të rekomandimeve të tjera nga KE-ja. Kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tuaj që do të hap perspektivën tuaj për anëtarësim në NATO dhe BE”, është shprehur Hahn.

Marrëveshja e arritur mes katër liderëve politikë, parashikon dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski nga posti i tij në muajin janar të vitit 2016.

 

Ja marrëveshja e arritur midis liderëve në Maqedoni:

 

– Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator;

– Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve apo deri në fund të 15 dhjetorit 2015;

– Qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;

– VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH;

– Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016;

– LSDM-ja do të nominojë kandidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me LSDM dhe BDI;

– Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;

– LSDM-ja zëvendësministra do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

– Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.

– Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe. (INA)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrihet-marreveshja-gruevski-jep-doreheqje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala