Arrestohet Ylli Hoxha

Asambleisti i Komunës së Prishtinës, nga radhët e Vetvendosjes, Ylli Hoxha është arretuar nga Policia e Kosovës. Ndaj tij, ishte lëshuar një urdhërarrest ditë më parë, për bllokim të hyrjes së drejtorit të kompanisë Publike “Pastrimi”, Feim Salihu.
Për arrestimin e Hoxhës, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Arrestohet Ylli Hoxha rrugës për në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Prishtinës, ku do të diskutohej për buxhetin e vitit 2015. Policia intervenon për Feim Salihun. Shteti policor dhe i padrejtë ndryshe nuk është”, shkruan kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.