Arrestohet shoferi që shkaktoi vdekjen e këmbësorit në Drenas

Autori:Gazeta Fjala

Gjatë ditës së djeshme një person është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi kishte goditur me veturën e tij një këmbësor në fshatin Arllat të Drenasit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti, duke lëvizur me veturën “Toyota Landcruiser” nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga ky aksident, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton Koha.net. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-shoferi-qe-shkaktoi-vdekjen-e-kembesorit-ne-drenas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala