Arrestohet pronari i hotelit Shkëmbi i Kavajës, tentoi të vrasë klientin

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një nga autorët e përplasjes me armë te “ Shkëmbi i Kavajës”. Blutë kanë bërë ndalimin e 44­vjeçarit, Arben Drazhi, banues në Durrës, raporton Ora News.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e hotel “ Majestic”, i cili është në pronësi të të arrestuarit.

Sipas policisë 44­vjeçari ka tentuar të vrasë më armë zjarri shtetasin A.B.21 vjeç, banues në Shënavlash. Nga kqyrja e mjetit BMV me targë AA325MB në pronësi të shtetasit A.B. janë konstatuar disa dëmtime me armë zjarri.

Por nga ana tjetër edhe i riu mësohet se ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe për këtë arsye është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale

”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e earmëve luftarake dhe e municionit”. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur dhe sekestruar: një gëzhojë kalibër 9 mm, një predhë kalibër 9 mm e deformuar, një pistolete kalibër 9 mm dhe një krëhër me 9 fishekë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-pronari-i-hotelit-shkembi-i-kavajes-tentoi-te-vrase-klientin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala