Arrestohet pronari i autobusit që po barte protestuesit  

Autori:Zekirja Shabani

Sekretariati për Media dhe Komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve “Pranvera” në Pejë, të kontraktuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për transportin e qytetarëve në protestën e sotme.

Rrjedhimisht rreth 500 qytetarë të Pejës, tani janë nisur në këmbë për në Prishtinë.

“Kjo është edhe një përpjekje e ulët e pushtetit për ta parandaluar protestën legjitime të qytetarëve. Mirëpo, nuk ka asgjë që mund ta ndalë shprehjen e vullnetit të popullit”, shkruan në njoftimin e lëshuar nga Sekretariati për Media dhe Komunikim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-pronari-i-autobusit-qe-po-barte-protestuesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala