Arrestohet profesori 59 vjeçar në Mitrovicë për ngacmim seksual të nxënëses

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur për njërën nga nxënëset e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Ajo ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj 59 vjeçar me inicialet H.N, transmeton RTK.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e kësaj jave brenda objektit të gjimnazit.

Rastin për RTK’në e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se e mitura ka paraqitur ankesë në polici se ishte ngacmuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj.

Zahiti ka theksuar se me urdhër të prokurorit policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, dhe se është intervistuar edhe mësimdhënësi në cilësinë e të dyshuarit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkaq RTK ka mësuar se mësimdhënësi H.N ishte arrestuar për të njëjtën vepër në vitin 2002.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-profesori-59-vjecar-ne-mitrovice-per-ngacmim-seksual-te-nxeneses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala