Arrestohet personi që vodhi 22 mijë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas një pune mbi njëvjeçare, hetuesit rajonalë kanë arritur ta përfundojnë një rast të vjedhjes së rëndë i cili kishte ndodhur ne ambientet e kompanisë “Transcomerce” me datën 02 gusht 2014 ne fshatin Restelicë të Dragashit.

Hetuesit dhe krim teknikët që kishin kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes thonë se kishin kuptuar se ishte kryer vjedhje e rëndë nga një arkë metalike me ç’rast ishin vjedhur para rreth 22 mijë euro.

I dyshuari, për t’i nxjerr paratë nga arka kishte përdor një fleks me të cilin e kishte prerë arkën dhe të njëjtin e kishte lënë në vendin e ngjarjes së bashku me pesë pllaka për prerje të metalit.

Po ashtu ishin lënë dhe dy parë dorëza të punës dhe për fat të mirë një kupon fiskal i cili tregonte se fleksi dhe dorëzat ishin blerë në Qendrën Tregtare “ETC” në Prizren.

Pas gjetjes së kësaj prove, hetuesit kanë kërkuar pamjet nga kamerat e sigurisë në “ETC” duke e barazuar kohën dhe arkën ku ishte lëshuar kuponi fiskal me ç ‘rast është identifikuar i dyshuari R. Th. nga Caparci i Prizrenit së bashku me një dëshmitar. I dyshuari tanimë me urdhër të prokurorit të shtetit po mbahet nën masën e arrestit policor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-personi-qe-vodhi-22-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala