Arrestohet personi i tretë që sulmoi Eroll Vitakun

Polica e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për sulm ndaj biznesmenit Eroll Vitaku.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Edhe një person është arrestuar, sot, në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë Hoxha.
Ky është personi i tretë i arrestuar për sulm ndaj Vitakut, javë më parë.
Ndryshe, Eroll Vitaku përherë të parë ka treguar se si ka paguar haraç disa personave, të cilët janë thirrur në emër të ish-komandantëve të UÇK’së, Rrustem Mustafa-Remi si dhe Latif Gashit, dytë nga PDK’ja.