Arrestohet për pedofilizëm IT-ja i një banke në Tiranë

Strukturat e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, kanë realizuar operacionin policor “PEDOFILI” gjatë të cilin arrestuan një të dyshuar për pedofilizëm, transmeton Gazeta Fjala.
Ai është Enkel Vela, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, punonjës IT pranë një banke të nivelit të dytë. Policia tha se Ndalimi i tij u bë pas kryerjes së hetimeve proaktive në funksion të procedimit penal te vitit 2015, ndjekur nga Sektori për Krimin Kibernetik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari prej një kohe të gjatë ka shkarkuar, ruajtur, poseduar dhe shpërndarë nëpërmjet përdorimit të aplikacionit dhe rrjetit kompjuterik “eMule” dhe “eDonkey”, materiale si regjistrime filmike video dhe fotografike me përmbajtje pornografike me fëmijë të mitur.
Hetimet për aktivitetin kriminal të kryer nga i ndaluari janë kryer në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane nëpërmjet kanalit të bashkëpunimit INTERPOL. Hetimet do vazhdojnë për verifikimin e gjithë aktivitetit të tij transmeton Gazeta Fjala.