Arrestohet pas tentimit për ta dhunuar gruan e tij

Gruaja, e cila kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata, poashtu është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 31.07.2016 – 07:30. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dhe kishte tentuar ta dhunojë bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare që kishte urdhër mbrojtës nga Gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.