Arrestohet një zyrtar i Vetëvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orët e pasdites ka arrestuar një person që dyshohet se se ka shfaqur dhunë gjatë protestës së fundit.

Gazeta Express merr vesh se personi i arrestuar është zyrtar i VV dhe emër i njohur për veprimet e tij të dhunshme dhe huligane në protesta të ndryshme.

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites, në rajonin e Prishtinës ka realizuar një operacion policor lidhur me arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në vepra penale në protestën e fundit. Në këtë rast është arrestuar një perosn i dyshuar, i cili dyshohet se ka shfaq dhunë gjatë protestës. Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në konfirmimin e Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-nje-zyrtar-i-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala