Arrestohet një person pasi bëri shantazh dhe kërkoi para përmes Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili, përmes Facebook-ut, ka shanatazhuar një femër.
Po ashtu i dyshuari ka kërkuar një shumë parash 15.000 euro nga vllau i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në Shtime.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti përmes rrjetit social Facebook ka shantazhuar viktimën femër K/Shqiptare si dhe i ka kërkuar 15.000 Euro nga vëllai i viktimës mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-nje-person-pasi-beri-shantazh-dhe-kerkoi-para-permes-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala