Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes në Vushtrri

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot në Vushtri është arrestuar aktivisti i kësaj lëvizjeje, Naim Bunjaku.

“Këto përndjekje politike të padrejta duhet të marrin fund.Policia e Kosovës pas sulmit dhe ndërhyrjes brutale në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdon përndjekjen ndaj aktivistëve tanë”.

“Qeveria e kriminalizuar po tenton që përmes Policisë të na frikësojë dhe të na zmbrapsë. Nuk do të mund të na ndalin në asnjë mënyrë, derisa t’i tërheqin marrëveshjet e dëmshme për Kosovën” thuhet në kumtesë.

Kjo lëvizje ka bërë thirrje që të lirohen të gjithë deputetët dhe aktivistët e opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-nje-aktivist-i-vetevendosjes-ne-vushtrri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala