Arrestohet mashtruesi serial në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Mesditën e së shtunes, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar për mashtrim.

Sipas raportit policor ai ka mashtruar një femër duke iu prezantuar rrejshëm, dhe si pasojë e kësaj ka arritur t’ia merr 50 euro, transmeton Koha.net.

I arrestuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe mashtrime tjera në lokacione të ndryshe. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-mashtruesi-serial-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala