Arrestohet mashtruesi i mërgimtarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka kryer dy aksione të ndryshme në dy lokacione të Kosovës.

Rasti i parë është i mashtrimit të disa aviokompanive dhe rasti i dyte për bixhoz që është realizuar në rajonin e Ferizajt e që ka rezultuar me arrestimin e disa personave, ka thënë zëdhënësi i Policisë Baki Kelani në një konferencë për media, raporton Indeksonline.

Ndërsa majori Shaip Havolli ka thënë se Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike pas disa hetimeve ka arrestuar një person për kryerjen e veprës penale mashtrim.

“Bashkatdhetarët kanë qenë pre e këtyre mashtrimeve. Është arrestuar personi i firmës Alba air në Kosovë. Mashtrimi është bërë me anë të kall center. Vlera e mashtrimit dyshohet të jete mbi 500 mijë euro nga të gjitha kompanitë e mashtrimit”, ka thënë Havolli.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur më 15 korrik të këtij viti ku Policia ka realizuar një aksion ku janë kontrolluar 14 lokale të lojërave teë fatit ku janë mbyll 12 prej tyre.

“Pas kësaj date këto lokale kanë qenë nën mbikëqyrjen e policisë. Dje me urdhër të prokurorisë policia ka zhvilluar një aksion në orët e vona ku ka rezultuar me arrestimin e 5 personave që janë menaxher të këtyre lokaleve te lojërave të fatit”, ka thënë Havolli./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-mashtruesi-i-mergimtareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala