Arrestohet Lirim Gashi i Vetëvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot, rreth orës 08:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Lirim Gashi, për, siç i kanë thënë, një akuzë në lidhje me aksionet tona kundër produkteve të Serbisë.

Ndërkohë, po sot, Policia e Kosovës i ka kërkuar për t’i arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë të Lëvizjes, për të njëjtat aksione.

Qeveria e Kosovës po duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës gjë kjo e cila flet pikërisht për brishtësinë e qeverisë. Një qeveri që përdor pareshtur policinë, për të shtypur zërat që e kundërshtojnë, është qeveri që ka humbur çdo legjitimitet për të qeverisur me vendin dhe krejt çka i ka mbetur është forca policore. Prej themelimit të kësaj qeverie, përgjigjja që vazhdimisht i është dhënë kërkesave dhe nevojave të drejta të qytetarëve, ka qenë dhuna policore.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të aktivistit Lirim Gashi, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes që po i bëhet aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, thuhet në njoftimin e VV-së./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-lirim-gashi-i-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala