Arrestohet klinasi i armatosur deri në dhëmbë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person është arrestuar në Klinë si i dyshuar për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

I arrestuari është H.G. (1956) , shtetas shqiptar i Kosovës , me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar 1 pushke gjuetie, 1 pistoletë Zastava me një karikator, 1 karikator i revoles me gas, rreth 1000 fishekë si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Gjatë bastisjes së automjetit te të dyshuarit janë gjetur në të dyja anët e automjetit të ndërtuara vendet për fshehje të armeve dhe municionit dhe dyshohet se i dyshuari i lartcekur, ka ndërhyrë në të dhënat e automjetit të tij dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është duke u iniciuar edhe rasti për falsifikim të automjetit.

Të dyshuarit cekur , me urdhër të prokurorit në Prokurorin Themelore- Departamentit për krime të rënda në Pejë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-klinasi-i-armatosur-deri-ne-dhembe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala