Arrestohet ish gjyqtarja Hoti, e dyshuar për korrupsion

Është arrestuar ish gjyqtarja e Gjykatës Komunale në Prishtinë, Naxharije Hoti. Ish gjyqtarja Hoti, dyshohet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim të tjetërsimit të pronave, duke përfituar materialisht.
Hoti sa kryente funksionin e gjyqtares në Gjykatën Komunale në Prishtinë, kishte trajtuar lëndë që kishin të bënin me çështje pronësore.
Ish gjyqtarja bën pjesë në rastin e grupit të ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Ky i fundit ishte dënuar me dy vjet burg me kusht.
Ndërsa, nga hetimet e organeve përgjegjëse, ishte vlerësuar se vetëm gjyqtarja Hoti ka shpronësuar tokë të shtetit në vlerë prej rreth 100 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Shtatëdhjetë e tre hektarë e 9590 metra tokë në dalje të Prishtinës mbajë firmën e shpronësimit të paligjshëm të saj.