Arrestohet ish-drejtori i FMN, akuzohet për pastrim parash

Autori:Avdyl Pajaziti

Spanjolli Rodrigo Rato, ish-drejtori i FMN-së, është arrestuar nën akuzat e ‘mashtrimit’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje të pasurisë’.

66-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij ditën e enjte, ndërsa pas urdhërit nga Gjykata e Lartë në Madrid autoritetet kanë kryer edhe kontrolle në banesën e zotit Rato.

Ai ishte ministër i Financave në Spanjë në qeverinë konservatore të Jose Maria Aznar. Rato drejtoi FMN-në nga viti 2004 deri në 2007-ën. Ndërkohë në vitin 2010 ai u bë drejtor i “Bankia”, një konglomerat bankar, me 12 milionë klientë, ndërsa dy vjet më vonë dha dorëheqjen për shkak të ecurisë jo të mirë.

Sipas prokurorëve, drejtuesit e “Bankia”, ku përfshihet edhe Rato, mashtruan në lidhje me financat e bankës. Gjithashtu ata janë akuzuar edhe për keqpërdorim të kartave të kreditit, në kohën kur drejtues ishte Rodrigo Rato.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-ish-drejtori-i-fmn-akuzohet-per-pastrim-parash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala