Arrestohet i akuzuari për krime lufte, Xhemshit Krasniqi

Autori:Avdyl Pajaziti

I akuzuar për krime lufte, Xhemshit Krasniqi është arrestuar sot pasdite në një operacion të madh të EULEX-it në Prizren.

Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për KTV-në familjarët e tij, raporton Koha.net.

Krasniqi për shumë vite në arrati do të duhej të ishte pjesë e procesit kundër Sabit Gecit.

Sabit Geci akuzohej se në mes të prillit dhe qershorit të 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët duke përfshirë Xhemshit Krasniqin i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës, konfliktit të armatosur ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-i-akuzuari-per-krime-lufte-xhemshit-krasniqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala