Arrestohet edhe një aktivist i VV-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se sot rreth orës 10:00 është arrestuar një aktivist i tyre në Gjakovë.

Vetëvendosje njofton se aktivisti Ngadhnjim Haxhosaj ishte arrestuar në vendin e tij të punës.

“Ndërkohë që qendra jonë në Gjakovë po përgatitet për organizimin e tribunës kundër ‘Zajednicës’, Policia po i kërkon për t’i arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë nga Gjakova. Sinjalet që po i dërgon Isa Mustafa, se kushdo që e kundërshton ‘Zajednicën’ do të arrestohet, do t’i kthehen mbrapsht me organizim qytetar që do ta shkarkojë cilindo politikan që është i gatshëm t’ia imponoj popullit ndarjen etnike”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-edhe-nje-aktivist-i-vv-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala