Arrestohet edhe një aktivist i Vetvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Para pak minutash Policia e Kosovës, ka arrestuar aktivistin Shkëlqim Morina, teksa po shkonte në punën e tij, njofton Lëvizja Vetëvendosje, raporton Indeksonline.

“Edhe një kidnapim i ri i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s të cilëve Policia asnjëherë nuk ju tregon se pse po arrestohen dhe ku po i dërgojnë”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Kjo sjellje e pushtetit është e patolerueshme. Isa Mustafa është në krizë të legjitimitetit për shkak të vendimeve jopopullore të tij. Këtë krizë ai po mundohet ta zgjidhë përmes dhunës policore. Por shndërrimi i vendit në shtet policor vetëm sa do ta përshpejtojë rënien e pushtetit”, thuhet në fund të reagimit të VV-së./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-edhe-nje-aktivist-i-vetvendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala