Arrestohet edhe në Malishevë një profesor për ngacmim seksual ndaj nxënëses së vet

Autori:Avdyl Pajaziti

Është arrestuar profesori i dyshuar për provikim ndaj nxënëses së tij.

Sipas raportit të policisë i dyshuari përmes rrjetit social ka provokuar biseda seksuale me viktimën femër, nxënëse e tij në një shkollë të mesme në Malishevë.

Lidhur me rastin dhe sjelljen e profesorit viktima e ka njoftuar të dyshuarin tjetër dhe të njëjtit i ka dërguar dokumentacionin dhe deklaratën e shkruar me qëllim që ai të ndërmarrë masa. Por, i njëjti nuk ka marrë masa dhe rastin nuk e ka raportuar.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e profesorëve, raporton MalishevaPress.

Ky është rasti i dytë këtë javë, pas atij në Mitrovicë. Edhe ai profesor është arrestuar, ndërsa të premtën është përjashtuar nga puna.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-edhe-ne-malisheve-nje-profesor-per-ngacmim-seksual-ndaj-nxeneses-se-vet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala