Arrestohet drejtori i bankës që vodhi klientët

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka arrestuar menaxherin e një filiale të Bankës për Biznës  në Kamenicë, i cili bashkë me Ardian Ahmetajn, dyshohet të kenë vjedhur para të konsiderueshme nga llogarit e klientëve .

Gazeta Fjala merrë vesh se i arrestuar është Agim Hoda. Ndërka bashkëpuntori i tij Ahmetaj ka ikur nga Kosova.

Sipas policisë së Kosovës, i arestuari në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i ka shkaktuar dëm material bankës në vlerë rreth 100 mijë euro.

Mirëpo, kjo sipas informacioneve që posedon Gazeta Fjala, është vetëm një pjesë e dëmit të shkaktuar ndaj klientëve. Në total dyshohet se janë rreth 270 mijë euro dëme financiare.

bpb kartela

Aarrestimin e këtij zyrtari e ka konfirmuar edhe Polcia e Kosovë përmes një njoftimi për media.

Njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara me 09.03.2015 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar menaxher në një filiale të një banke në Kamenicë, i cili në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar i kanë shkaktuar dëm material bankës në vlerë prej rreth 100.000 euro”, thuhët në njoftimin e Policisë.

“Duke lëshuar kredi pa mbulesë, shfrytëzim i personave të tjerë për të garantuar, deponim në llogari të klientëve dhe lejim i kredive pa dijeni të tyre të cilat mjete i kanë shfrytëzuar për nevoja personale. Të dyshuarit po ashtu në mënyrë të paautorizuar janë qasur në llogari bankare, kanë tërhequr dhe transferuar mjete pa autorizim në llogari bankare të klientëve. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka treguar Policia

Gazeta Fjala ditë më parë ka raportuar se Banka Për Biznes ka vjedhur klientët në vlerë prej 270 mijë eurove.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-drejtori-i-bankes-qe-vodhi-klientet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala