Arrestohet doganieri për domate

Policia e Kukësit ka bërë me dije se ka arrestuar doganierin 26 vjeçar, Jeton Markaj pasi sipas hetimeve të tyre, ai kishte lejuar të kalonin kontrabandë 209 kg domate nga Dogana e Qafë – Morinës.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, Jeton Markaj, banues në fshatin Tetaj, Tropojë, me arsim të lartë, me detyrë doganier në P.K.K. Qafë-Morinë, është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi duke qenë në detyrë nuk kanë kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa AA 065 EI, në pronësi të shtetasit Nertil Riza, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 2 ton e 90 kg domate, automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës në P.K.K., Qafë-Morinë.
Gjithashtu u bë u arrestimi në flagrancë shtetasve: Shyqiri Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Paqe dhe Nertil Riza, 25 vjeç, banues në fshatin Luzhë, pasi në aksin rrugorë Tropojë-B.Curri, në automjetin tip “Furgon”, me targa AA 065 EI, me drejtues shtetasin Nertil Riza, kishin të ngarkuar 2 ton e 90 kg domate, pa faturë dhe të pa zhdoganuara.(Neni 174 e 25 i K.Penal). Ndër të tjera policia bën me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B.L, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj, pasi dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasit e lartë përmendur.( Neni 174 e 25 i K.Penal) .