Arrestohet biznesmeni sirian në Shqipëri

Autori:Zekirja Shabani

Biznesmeni sirian i tapeteve në Shqipëri, Raghed Hajjazi është arrestuar nën akuzën e zjarr-vënies dhe mashtrimit në lidhje me zjarrin e rënë në firmën e tij më 13 Prill 2015.

Arrestimi ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës e cila dyshon se biznesmeni i ka vënë vetë flakën magazinës së tij të tapeteve të kompanisë “Bibtex” me qëllim përfitimin e siguracionit.

Mësohet se siriani Raghed Hajjazi do të përfitonte 1.2 milionë euro nga siguracioni që ai i kishte bërë magazinës dhe mallit të cilit ai kishte.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-biznesmeni-sirian-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala