Arrestohet Ballisti

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Tiranës ka konfirmuar se ka arrestuar Ismail Morinën, të njohur si Ballist Morina, personin që ngriti dronin me banderolën e Shqipërisë së Madhe më 14 tetor 2014 në stadiumin e Beogradit.

Morina është ndaluar së bashku me 3 persona të tjerë për armëmbajtje pa leje. Policia e Tiranës sqaroi se ai u ndalua në rrugën Petro Nini Luarasi pas një kontrolli të ushtruar në një fuoristradë Range Rover që drejtohej prej tij.

Sipas njoftimit të policisë, në makinë u gjet një pistoletë që ai e kishte pa leje. Ballist Morina ishte në qendër të vëmendjes së publikut këto ditë pas lajmit se ai nuk do të lejohej të hynte në stadium për të parë ndeshjen Shqipëri – Serbi./ Lapsi.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-ballisti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala