Arrestohet i dyshuari i vrasjes në “Albi Mall”

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës përmes raportit të saj ka njoftuar për arrestimin e autorit të vrasjes së rojës në Albi Mall, që ndodhi më 30 mars të sivjetshëm.

Një person i dyshuar në rastin e vrasjes në qendrën tregtare “Albi Mall” në Veternik është arrestuar, thuhet në njoftimin e policisë, sipas të cilit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po ashtu bëhet e ditur se po vazhdojnë kërkimet për të dyshuar të tjerë, të përfshirë në këtë rast.

Vrasja kishte ndodhur më 30 mars në Veternik, në dalje të Prishtinës, në qendrën tregtare “Albi Mall”. Viktima ishte roje e lokalit. Ai kishte tentuar të mbronte nga plaçkitësit arkën me të holla.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-autori-i-vrasjes-ne-albi-mall-ne-periferi-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala