Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet për tentim dhunim

Autori:Gazeta Fjala

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar para pak minutave, një person për tentim dhunim të një vajzë të mitur në Mitrovicë.

Gazetës Fjala i kanë thënë burime të besueshme se ai dyshohet të jetë asamblisti i  LDK-së në këtë komunë B.M.

Sipas informatave asamblisti B.M ketë vepër e ka bërë gjatë ditës së sotme.

“Tentimi i dhunimit të vajzës 13 vjeçare ka ndodhur në një dyqan në fshatin Vaganicë, afër shkollës fillore “Skënderbeu”. E mitura nuk është nxënëse e kësaj shkolle, kanë treguar për Gazetën Fjala burime të besueshme.

Gazeta ka provuar të marrë informata për këtë rast edhe në Policinë e Mitrovicës, të cilët kanë konfirmuar se është duke u marrë në pyetje një person për një vepër të tillë, por ata nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-asamblisti-i-ldk-se-dyshohet-per-tentim-dhunim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala