Arrestohet asambleisti i Vetëvendosjes në Klinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje në llogarinë e tyre në Facebook, kanë bërë të ditur se është arrestuar asambleisti i tyre në Klinë, Skender Merturi.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plot të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje:

“Sa më shumë po afrohet protesta, aq më shumë pushteti po e tregon panikun e tij. Policia sapo ka arrestuar edhe asambleistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë Skender Merturi. Ai ishte duke dalë nga seanca e Kuvendit Komunal. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Skender Merturi dhe të tjerëve që po mbahen në burgje për aktivitetin politik”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-asambleisti-i-vetevendosjes-ne-kline/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala