Arrestohet Albin Kurti

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur që të arrestojnë Albin Kurtin, ish-lider i këtij subjekti, i cili ndodhej brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndaj Kurtit dhe dy deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit, Policia e Kosovës kishte lëshuar më herët një fletarrest. Megjithëkëtë, Albin Kurti sot është shfaqur në Manifestin për Republikën në sheshin Zahir Pajaziti, ku edhe ka mbajtur fjalim.
Përvec Kurtit, policia ka arrestuar edhe një numër të aktivistëe që ndodheshin brenda selisë së Vetëvendosjes./Gazeta Fjala/