Arrestohet aktivistja e VV Mimoza Abrazhda

Lëvizja Vetëvendosje njofton se është arrestuar aktivistja e VV-së, Mimoza Abrazhda nga qyteti i Mitrovicës. Ky arrestim sipas VV-së, ka ndodhur pasi që ajo bashkë me disa protestues tjerë po niseshin me autobusë nga Mitrovica, për të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë. “Kjo ka ndodhur derisa autobusët me protestues po përgatiteshin niseshin nga Mitrovica, ndërkaq aktivistja Abrazhda po mbante rendin. Policët kanë bërë kontrolle tek protestuesit që pritnin për t’u nisur dhe i kanë bërë shumë pyetje duke e vonuar edhe nisjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.