Arrestohet 12 persona për fajde

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Maqedonisë sot realizoi një aksion policor në Haraçinë dhe në Kumanovë ku u arrestuan 12 persona për fajde, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe një sërë veprash penale.
Banorët e Haraçinës ishin të shqetësuar nga forcat e shumta policore të cilat sot ishin nisur në atë vend.

Jo zyrtarisht, diktafoni.com nga burime brenda Gjykatës Themelore në Kumanovë mëson se në mesin e të arrestuarve gjendet edhe kryetari i Gjykatës së Kumanovës, Musa Sulejmani

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Haraçinës dhe në këtë mënyrë ka keqpërdorur detyrën zyrtare. SPB në Kumanovë ende nuk ka dhënë informacione zyrtare.

Përndryshe, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski i kontaktuar nga ne, sqaroi se aksioni është ende duke rrjedhur dhe se nuk mund të jap informacione më të detajuara në këtë periudhë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohet-12-persona-per-fajde/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala