Arrestohen tre zyrtarë për ryshfet

Autori:Gazeta Fjala

​Policia e Kosovës ka arrestuar, të shtunën, 3 persona, dy prej tyre femra shqiptare dhe një mashkull turk, të dyshuar se kanë marrë ryshfet duke e keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, raporton Gazeta Fjala.

Rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës – Rajoni për Prishtinë. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

“Raportohet se pas disa hetimeve të zhvilluara, Policia ka arrestuar dy femra K/Shqiptare dhe një mashkull K/Turk. Njëra nga të dyshuarat e cila është arrestuar, është Prokuror në Prokurorin Themelore në Mitrovicë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përcjell Gazeta Fjala, raportin e Policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-tre-zyrtare-per-ryshfet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala