Arrestohen tre shqiptarë në Zvicër, akuzohen për vrasje

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia e Zvicrës. Ata akuzohen për vrasjen e një 35-vjecari poortugez javën e kaluar në një nga lokalet e natës në Lugano.
Sipas autoriteteve vendase sherri mes shqiptarëve dhe portugezit ka filluar në një prej lokaleve të natës vetëm për një stol.
Por hetimet e mëvonshme zbuluan se portugezi ju kishte shqiptarëve një borxh të vjetër ende të pashlyer. Kjo mendohet të ketë qenë arsyeja kryesore përse ata i morën jetën.
Tre shqiptarët, Fifi, Qëndrim dhe Alberto njiheshin gjithashtu nga banorët e zonës edhe si një bandë që bastisnin shtëpi gjatë natës./Lapsi.al/