Arrestohen tre serbë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 06:00 të mëngjesit në rajonin e Prishtinës, Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Serbë, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëpunim, kanë kryer vepra të ndryshme të ‘falsifikimit’, ‘legalizimit të përmbajtjeve së pavërtetë’ dhe ‘mashtrim’ me qëllim të përfitimit material.
Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar pesë armë kalibrash të ndryshëm, 310 copë fishekë kalibrash të ndryshëm, 17 viza bllanko shengen, tri vula me mbishkrime të ndryshme libreza të qarkullimit për vetura dhe kontrata të ndryshme. Me urdhër të prokurorit të dyshuari dërgohen në mbajtje./Indeksonline/